Tri ushqime që e përshpejtojnë djegien e dhjamit

Me afrimin e verës, të gjithë njerëzit mundohen që t’i heqin qafe sa më parë kilogramët e tepërt të fituar gjatë dimrit, sidomos gjatë kohës së izolimit me rastin e pandemisë së koronavirusit. E në këtë aspekt, disa ushqime mund të jenë ndihmesë shumë e madhe.

Çaji i gjelbër është një pije e nxehtë aq e fuqishme për shkrirjen e dhjamit, saqë është dëshmuar se e rrit funksionimin e metabolizmit. Kjo gjë, si rrjedhojë e shpejton humbjen e peshës për më se 21 për qind. Çaji përmban qetësues që bllokojnë çlirimin e kortizolit të hormonit të stresit, i cili shkakton ruajtjen e yndyrave viscerale.

Pos tij, edhe manaferrat janë të mbushura me përbërës që çaktivizojnë lajmëtarët kimikë që lejojnë qelizat me yndyrë në bark që të thithin yndyrën e re. Subjektet që iu nënshtruan një studimi, që përkonte me konsumimin e manaferrave, kanë humbur rregullisht nga 30 për qind më shumë yndyrë në pjesën e barkut sesa ata që nuk e bënë.

Ndërkaq në qepë ekziston një përbërës i veçantë, i cili ka ndikuar efektshëm në përshpejtimin e djegies së dhjamit në bark me 36 për qind, duke nxitur prodhimin e një enzime që përcakton nëse energjia do të ruhet si yndyrë ose digjet.