Xhavit Haliti

Trump: ShBA do ta “drejtojë” Venezuelën deri në tranzicion

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ShBA-ja do ta “drejtojë” Venezuelën deri në një kohë kur “mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe gjyqësor” të pushtetit.

Në konferencën e tij për media, pas aksionit të sotëm në Karakas ku edhe u kap Nicolas Maduro, Trump tha se “partneriteti” mes ShBA-së dhe Venezuelës do t’i bëjë njerëzit e këtij vendi “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”, raporton Klankosova.tv.

Edhe venezuelasit që jetojnë në ShBA do të jenë “jashtëzakonisht të lumtur”, shtoi ai.

“Nuk do të vuajnë më”.

Trumpi e quajti Maduron një “diktator jolegjitim” përgjegjës për “sasi kolosale të drogave vdekjeprurëse” në ShBA, dhe e akuzon atë si mbikëqyrës i kartelit “Cartel de los Soles”.

Maduro i ka mohuar këto akuza si lider i kartelit.

Trump shtoi se Maduro dhe gruaja e tij janë në një anije në drejtim të Nju-Jorkut, dhe një vendim “do të merret shpejt”