Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në platformën Truth Social se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.
“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai, raporton BBC.
Si kujtesë, Izraeli nuk ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.
Ndërkohë, televizioni shtetëror i Iranit njoftoi më parë se armëpushimi ishte “imponuar” mbi Izraelin.