Trusti publikon statistikat e aplikimeve për tërheqjen e 10% për dy ditët e para

Aplikimi për 10 përqindëshin e Trustit Pensional po vazhdon me ritëm të përshpejtuar. Edhe pse në fillim pati disa pengesa tashmë aplikimi po ecën më mirë.

Në ueb faqen e tyre në Facebook janë publikuar statistika të aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në dy ditët e para.

Sipas Trustit, deri në 10 euro tërheqje kanë aplikuar 5779 persona, ndërkaq, mbi 4 mijë euro tërheqje kanë aplikuar 1318 persona.

Për tërheqjen e 10% të kontributeve të premten janë bërë 218 mijë aplikime.

Në tabelë mund t’i shikoni kategorizimet e aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust.

Trusti ka njoftuar se tashmë janë në dispozicion tri ueb faqe për aplikim.

Ky është njoftimi:

Rikujtim: Këto janë linçet zyrtare përmes të cilave mund të aplikoni për 10%:

1) https://bentenapp.azurewebsites.net/

2) https://trusti.rks-gov.net/

3)www.trusti.org (kliko banerin apliko për 10%)

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.