Tuchel: Do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen e kthimit

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është i lumtur me mënyrën se si ekipi i tij hapi ndeshjen ndaj Real Madridit.

Ai vlerëson agresivitetin e shfaqur e po ashtu cilësinë. Sipas tij, pas pjesës së parë Chelsea është dashur të jetë në epërsi. Pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja përfundoi 1:1.

“Kemi pasur shumë shanse për gol, shumë gjysmëraste ku nuk ishim të saktë me topin e fundit. Për fat të keq Reali shënoi pas një ndërprerje , por nuk kemi lejuar raste tjera. Ishte pak dëshpëruese që nuk ishim në epërsi pas pjesës së parë. Por me rëndësi është që qëndruam të qetë dhe nuk humbëm besimin. Shpejtësia dhe intensiteti ishte i lartë dhe ndihej pak lodhja në fund. Ne duhet të jetojmë me këtë 1:1”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes në Madrid. “Tani do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen e ardhshme”.