Sunny Hill Festival

Tudor thotë se Edon Zhegrova ende s’është në formën e duhur

Edon Zhegrova debutoi sonte në Serie A me skuadrën e tij të re, Juventusin, disa ditë pasi luajti për herë të parë me fanellën juventine në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi kosovar u fut në ndeshjen e sontme ndaj Veronas në minutën e 83-të.

Juventusi barazoi me Veronan si mysafir, me shifrat prej 1-1.

Golat i shënuan Francisco Conceicao për “Zonjën e Vjetër” dhe Gift Orban për Veronan.

Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Igor Tudor foli për Edon Zhegrovën, duke thënë se ai ende nuk është në 100%-shin e tij.

“Zhegrova ende nuk është plotësisht në formë dhe duhet të punojë për të qenë në gjendje të mirë për të bërë diferencën”, tha Tudor.

Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për shumën e 20 milionë eurove, bashkë me bonuse.

26-vjeçari ishte pjesë e Lille, ku luajti për 2 sezone e gjysmë, pasi paraprakisht ishte pjesë e Baselit.