U gjet i shtrirë në dysheme nga vëllai i tij, policia jep detaje për vdekjen e 12 vjeçarit në Beçuk të Vushtrrisë

Një fëmijë i moshës 12 vjeçar ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë  e tij në Vushtrri, njofton policia.

Në polici vdekjen e viktimës e ka raportuar vëllai i tij, ku sipas tij kur kishte shkuar në shtëpi e kishte gjetur vëllain e tij të shtrirë në dysheme.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë. Trupi i  viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.