U largua nga shtëpia para tre ditësh, gjendet i vdekur burri nga Prizreni

Mëngjesin e sotëm, në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren, është gjetur një person pa shenja jete.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autobusëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka deklaruar Osmanollaj.

Ai ka theksuar se viktima ishte larguar nga shtëpia para tre ditësh.

“Informatat e para që kemi tani janë se i njëjti ka dalë që tri ditë nga shtëpia por që nuk është raportuar si person i humbur”, ka thënë Osmanollaj