Sunny Hill Festival

Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin

Në një postim të ri në X të shtunën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje të përditësuara për fushëbetejën teksa ka paralajmëruar se Rusia mund t’i ashpërsojë sulmet në ditët në vijim.

Kjo sipas tij bëhet me qëllimin që Rusia të përfitojë pozitë më të favorshme politikisht.

“Bazuar në situatën politike dhe diplomatike rreth Ukrainës, dhe duke ditur tradhtinë e Rusisë, ne parashikojmë që në ditët në vijim ushtria ruse të mund të përpiqet të rrisë presonin dhe sulmet kundër pozicioneve ukrainase në mënyrë që të krijojë rrethana më të favorshme politike për bisedime me akterët globalë”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen në vazhdën e postimeve pas takimit të presidentëve rusë e amerikanë në Alaskë, me qëllim për përfundimin e luftës.

E Zelensky ka thënë se Ukraina ka arritur edhe “sukses” në “disa zona shumë të vështira” në Donetsk, rajonin në lindje, për ditën e dytë rresht.

Harta që tregon gjendjen në terren në Ukrainë: