Nga 1535 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, rezultuan 53 persona të infektuar me COVID-19 e për fat të keq një qytetar nuk mundi ta fitojë dot betejën me virusin.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat e përditshme nga ku vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të të prekurve me COVID-19, ndërkohë që në 24 orë 748 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë
“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pavarësisht prirjes në rënie të të prekurve më COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes nga qytetarët.
Mbajtja e maskës, dezinfektimi dhe shmangia e grumbullimeve kanë qenë disa nga mesazhet duke theksuar se nuk mund të ulet vigjilenca në asnjë moment.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë – 14834
 - Fier – 959
 - Durrës – 272
 - Shkodër – 472
 - Korçë – 335
 - Gjirokastër – 261
 - Vlorë – 259
 - Elbasan – 137
 - Kukës – 115
 - Dibër – 102
 - Berat – 97
 - Lezhë – 78