Ulqinit i munguan pushuesit, por jo investitorët Kosovarë

Një delegacion i AKB-së i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini, sot takuan kryetarin e Komunës osë Ulqinit Loro Nrekiq, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet në dy vendet tona.

Agim Shahini, tha se ekonomia e dy vendeve ka pas humbje të mëdha gjatë këtij viti për shkak të pandemisë e Ulqini më së shumti në mungesë të pushuesve kosovar.

Mirëpo investimet në këtë komunë nuk kanë munguar nga kosovarët të cilët kanë hapur dhjetëra punishte ndërtimi në Komunën e Ulqinit që kapin vlerën dhjetëra milion euro.

Shahini foli edhe për unifikimin e faktorit politik shqiptar në shtet ndërtimin dhe fuqizimin në Malon e Zi.

Loro Nrekiq, kryetar i Ulqinit, mirëpriti delegacionin e Kosovës me zemër të hapur duke i premtuar se Komuna e Ulqinit do bëjë gjithçka për investitorët dhe pushuesit kosovar që ata të ndjehen sikur në shtëpitë e tyre në Kosovë duke ju ofruar siguri për investime dhe pushim.

“Pandemia ka sjell humbje të mëdha në komunën tonë, por shëndeti publik është mbi të gjitha”, tha Nrekiq.

Të dy palët u pajtuan për unifikim të faktorit shqiptar i cili është i rëndësishëm për komunën dhe Malin e Zi dhe pas zgjedhjeve të kenë takime të rregullta me AKB-në dhe përfaqësuesit e institucioneve kosovare.