Ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada, thotë Zelensky

Në fjalimin e tij të fundit me video drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy pretendoi se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar.

“Trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha. Mund të flasim edhe tani për goditjen më të madhe ndaj trupave ruse në dhjetëra vjet”, ka thënë Zelensky.

Zelenskiy vazhdoi të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorov, kryetarit të qytetit jugor të Ukrainës, Melitopol.

Autoritetet ukrainase kanë akuzuar Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke rrëmbyer Fedorovin pasi u akuzua në mënyrë të rreme për terrorizëm.

Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelensky thotë gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.