Vajza e të infektuarës me COVID-19 tregon se si ia lanë nënën pa oksigjen në Infektivë

Familjarët e të prekurve me COVID-19 kanë rrëfyer mbrëmë se si janë trajtuar pacientët në Klinikën Infektive, derisa kanë pasur edhe kritika për sjelljen e stafit shëndetësor.

Arta Pllana, familjare e njërës prej të infektuarave, ka treguar se si nënës së saj i ishte larguar oksigjeni nga njëra nga infermieret në Infektive, për t’iu vendosur një pacienteje tjetër të infektuar.

“Pacientja tjetër ka pasë nevojë për oksigjen, e kanë marrë bombolën e oksigjenit prej nanës dhe e kanë transferu tek pacientja tjetër dhe nana ka mbetë pa oksigjen”, ka thënë Pllana për kallxo.com.

Ajo ka se edhe vetë është infektuar, pasi u lejua të qëndrojë me nënën e saj edhe pse ishte negative me COVID-19.

Pllana ka drejtuar kritika edhe për trajtimin që iu bëhet familjarëve nga stafi shëndetësor.

“Trajtimi ndaj neve familjarëve nuk është shumë human.Mjekët duhet me qenë aty edhe me na inform më tepër. Motrat me qenë më tepër, nëse ato s’kanë kohë me na mësu ne qysh me ia ndërru anën”, ka deklaruar Pllana.