Sunny Hill Festival

Vdes edhe një grua nga koronavirusi në Kosovë

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një grua nga Prishtina.

Viktima është nga Komuna e Prishtinës. Ajo nuk arriti ta fitojë betejën me koronavirusin.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e saj, përmes disa postimeve në Facebook.

“Sot, na la përgjithmonë motërloçka jonë, e cila nuk mundi t‘i bëjë ballë sëmundjes së shkaktuar nga COVID-19”, ka shkruar vëllai i saj në Facebook.