Vdes ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri i Shqipërisë dhe një nga figurat kryesore të politikës shqiptare pas viteve ’90, Fatos Nano.

Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai ishte themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që nga viti 1991 deri në vitin 2005.

Karrierën politike e nisi pas rënies së komunizmit, duke drejtuar qeverinë e parë të tranzicionit në vitin 1991. Gjatë jetës së tij politike, Nano ka shërbyer tri herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në transformimin e Partisë së Punës në Partinë Socialiste.

Pas një periudhe burgimi në vitet ’90, ai u rikthye fuqishëm në skenën politike dhe mbeti për shumë vite një nga figurat më me ndikim të majta në vend.

Fatos Nano do të mbahet mend si një nga arkitektët e tranzicionit demokratik në Shqipëri dhe një ndër liderët më karizmatikë të politikës shqiptare.