Vdes nga koronavirusi një 60 vjeçar nga Peja

Një 60 vjeçar nga Peja ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

I moshuari kishte disa ditë që po trajtohej në Klinikën Infektive në QKUK.