Vdes nga koronavirusi vëllai i kryetarit të Rahovecit

Vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryetari i Rahovecit e ka njoftuar për vdekjen e vëllait të prekur me koronavirus.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vëllai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me Covid-19. Jam pjese e dhimbjes dhe e mërzisë se tyre! Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqve, ngushëllime”, ka shkruar Nitaj.