Vdes një person në vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Pejë -Prishtinë ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe është vetaksidentuar për vdekje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:00, në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe është vetaksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit“, ka thënë Hoxha.

Kujtojmë që ky nuk ishte aksidenti i vetëm që përfundoi sonte me fatalitet. Gazeta Sinjali më herët raportoi se katër persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt.