Vdesin 4 persona nga koronavirus

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima të koronavirusit.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.