Vdesin dy të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur dy persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.9

“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK)”, thuhet në njoftim.


Numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka arritur në 663, ndërsa i të infektuarve në 17.943.