Vetizolohet Kurti, pati kontakte me një zyrtarë me koronavirus

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është vetëizoliuar në banesën e tij, për shkak se ka pasur kontakte me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili është duke i pritur analizat.

Kujtojmë që Kurti përveç kontakteve të shumta ai blerë dje produkte për familjen e tij, di dhe bukë në një furrë në Prishtinë.

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Ju falemnderit.