Sunny Hill Festival

Vetëm 56 vota për Nenad Rashiqin – dështon zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot me procesin e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, ku kandidatët u zgjodhën përmes shortit.

Deputeti serb Nenad Rashiq nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur si nënkryetar.

Ai mori vetëm 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime.

Vota kundër ishte e deputetit të AAK-së, Lahi Brahimaj. Deputetët e PDK-së dhe ata të Nisma-s kanë abstenuar, ndërkaq deputetët e LDK-së nuk morën fare pjesë në votim.

Votat e vetme pro, Rashiq i mori nga deputetët e LVV-së.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka ndërprerë seancën për të vazhduar me seancën e ardhshme.

Basha u tha deputetëve se administrata do t’i njoftoj brenda ditës për seancën e ardhshme.