Viktima e aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Qungur të Pejës është vellai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjest
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë.
Njoftimi i plotë:
LAJMI I FUNDIT DHE SHUMË TRAGJIK
Një aksidendt i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.
Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës.
Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!