Sunny Hill Festival

Viva Fresh Store shtrenjon çmimin e bukës

Qytetarët kanë vërejtur një ndryshim të ri në çmimin e bukës në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store. Tash, një bukë që më herët kushtonte 0.20€ (20 centë), tashmë po shitet me çmimin 0.25€ (25 centë), shkruan Gazeta Stop.

Kjo paraqet një rritje prej 25% në çmim.
Konkretisht, për çdo bukë qytetarët po paguajnë 5 centë më shumë se më parë.

Ky ndryshim i çmimit ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, ku qytetarët po shprehin shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve bazike.