Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Fushticë të Drenasit, ku ka humbur jetën Ragip Shala. Ai ka ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen. Sipas burimeve i dyshuari është Vehbi Plakaj, ndërsa motivet e ngjarjes ende mbeten të paqarta.
Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë, një fishek dhe një gëzhojë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.