Wolfsburgu e Leverkuseni futen në garë për Rashicën

Klubet e Bundesligës, Bayer Leverkusen e Wolfsburg, janë futur në garë për transferimin e yllit të Kosovës, Milot Rashica, shkruan “Weser-Kurier”.

Rashica ishte pranë kalimit te RB Leipzigu, mirëpo transferimi i tij te ky klub ende nuk është realizuar.

Për yllin e Werderin kanë shprehur interesim edhe klube nga Premier League e Anglisë dhe Serie A e Italisë. Werderi kërkon 20 milionë euro për Rashicën.