Trump po ndjehet shumë mirë, por do të mbetet i hospitalizuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po ndjehet shumë mirë dhe dëshiron t’i kthehet punës në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo ai do të mbetet i hospitalizuar, ka thënë këshilltari për siguri nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien, shkruan agjencia Reuters. 

“Lajmi i mirë është se presidenti po ndjehet shumë mirë dhe ai në fakt dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i kthehet punës. Por mendoj se ai do të qëndrojë në spitalin Walter Reed edhe për një kohë”, ka thënë O’Brien për CBS.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, më herët kishte treguar se gjendja e Trumpit ishte rënduar të premten, por se ai është tash më mirë.