Xhafer Tahiri do bëhet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri

Hysni Gërguri sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Pas kësaj dorëheqje, drejtimin e degës së LDK-së e ka marrë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që vjen nga kjo parti, njofton Klan Kosova.

Madje Tahiri e ka falënderuar Gërgurin përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë”.

Postimi i plotë:

I dashur Dr. Hys,

Miq e aktivist të LDK-së,Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë KosovënLDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët!Zoti ju bekoftë!Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë!

Me respekt,

Xhafer Tahiri