Zemaj dhe Bordi Këshillëdhënës nxjerrin propozime për ditët në vijim rreth koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me Bordin Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se e kanë bërë vlerësimin e situatës epidemiologjike ku edhe kanë dhënë vlerësime dhe propozime për ditët në vijim.

“Me Bordin Këshillëdhënës, nga themelimi i tij, kemi bërë vlerësime të situatës epidemiologjike dhe kemi nxjerr përvoja se si të ecim tutje me menaxhimin e situatës. Rekomandimet e dala nga takimet e Bordit, për Ministrin e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime”.

“Gjatë takimit të sotëm, diskutuam për situatën epidemiologjike, u dhanë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim, për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ai.