Zemaj në 15:00 nga Infektiva jep të dhënat e fundit për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot përmes një konference për media nga IKSHP do të bëjë publike rezultatet e 24 orëve të fundit të COVID-19.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban sot në ora 15:00 Konferencë për media para Klinikës Infektive në Prishtinë.

Në këtë konferencë publikohen edhe rezultatet ditore për Covid-19.Vizita realizohet sot më 1 gusht 2020, nga ora 15:00”, thuhet një njoftim. 

Në dy ditët e kaluara numri i personave të infektuar dhe të vdekur ka qenë mjaft i lartë. 

Vetëm për 48 orë kanë ndërruar jetë 32 persona.