Zemaj paralajmëron inspektime ndaj atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut.

Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se temë diskutimi ishte puna në teren që të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti-COVID.

Mes tjerash Zemaj ka thënë se inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.

Postimi i plotë i Zemajt:

Në takim me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, z. Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, dr. Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, z. Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut, diskutuam që puna në teren të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti Covid.

Inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.

Parandalimi me masat anti Covid, janë hapa të domosdoshëm për ta arritur suksesin.

Bashkë ia dalim!