Zemaj për situatën me pandeminë: Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet po bëjnë punë të mirë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka lavdëruar dikasterin që ai udhëheq.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke lavdëruar dikasterin që ai e udhëheq, ka thënë se po bëjnë punë të mirë në luftën kundër koronavirusit.

Zemaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadoren holandeze, Gerrie Willems, me të cilën ka biseduar rreth situatës me pandeminë COVID-19 në të cilën gjendet Kosova dhe sipas tij, ka qenë vlerësim i përbashkët që MSH-ja dhe autoritetet e tjera po bëjnë punë të mirë në këtë aspekt, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Zemajt:

Me ambasadoren holandeze, shkelqësinë e saj, Gerrie Willems, biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.

Ishte vlerësim i përbashkët se Ministria e Shendësisë dhe autoritetet tona po bëjnë punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.

Kohë më parë Holanda ka dhuruar donacion me materiale mjekësore në QKUK-në në Prishtinë.

Ndihma të tilla pritet të ofrohen në të ardhmën. Jemi shumë mirënjohes dhe falendërues për bashkëpunimin e shkelqyeshëm dhe mbeshtetjen që po na jep ky shtet mik.

Hartelijk dank Nederland!

#QeveriaHoti.