Zemaj: QKUK është mobilizuar për të ofruar përkujdesje për pacientët me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës është e mobilizuar për të ofruar përkujdesje për pacientët me COVID-19.

Sipas tij, personeli shëndetësor tash e nëntë muaj është në vijën e parë të ballafaqimit me virusin vdekjeprurës.

“Po, ata janë lodhur dhe shumë të ngarkuar”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitet spitalore mos të ngarkohen dhe të vijmë deri te në situatat e pa përballueshme, sikur që po ngjanë në botë”.

“Mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje”.

“Kjo luftë kërkon bashkëpunimin tuaj të plotë qytetarë të nderuar”.

“Respektoni masat sepse ato janë për ta penguar virusin dhe për ta trajtuar me më shumë efikasitet”.