Zemaj sërish paralajmëron rikthim të masave nëse nuk zbatohen rekomandimet

Ministri i Shëndetësië, Armend Zemaj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hoti ka thënë se MSh-ja është duke punuar me të gjitha kapacitet që i ka në menaxhimin e situatës me Coronavirus.

Mes tjerash Zemaj ka thënë se numri i rasteve me Coronavirus po shtohet si pasojë zbatim i masave mbrojtëse.

Ai ka thënë se janë aktivizuar edhe tri klinika që të përballen me këtë pandemi.

Zemaj ka paralajmëruar që nëse nuk zbatohen masat e rekomanduara atëherë mund të kthehen masat e mëparshme.

“Ministria e Shëndetësisë me gjitha potencialet që ka është duke u angazhuar që ta menaxhojë këtë situatë. Ju e dini se ne jemi në fazën e tretë ekonomike e cila ndikoi edhe në rritje të numrit. Nuk them se nuk ishte e pritshme por po ndodh si pasojë e mos respektimit të masave mbrojtëse. Nëse hapja e këtyre veprimtarive është në dilemë nëse do ti ndërmarrim hapat tjerë lehtësuese. Kemi aktivizuar edhe tri klinika tjera që të përballen me këtë pandemi”, tha ai

“Sot ne i bëjmë këto prezantime që masat të cilat janë dhënë nga ne, duhet të të zbatohen përndryshe do të kemi hapa tjerë dhe e them se mund të kthehemi në masat që asnjëri nuk i dëshirojmë”, tha Zemaj.