“Në përgjithësi, Kuvendi votoi më shumë se 50 herë para se më në fund të pajtohej për Dimal Bashën, i cili është nga partia e Kurtit, duke marrë 73 vota në Kuvendin me 120 deputetë” – vazhdon artikulli.
“Kuvendi është zemra e demokracisë sonë, vendi ku zërat e të gjithë qytetarëve dëgjohen. Unë ndiej përgjegjësi të madhe që më është ngarkuar”, tha Basha.
“Pas një fushate zgjedhore të ashpër, Vetëvendosja e Kurtit doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por dështoi që të siguronte shumicë absolute”, theksohet në artikull.
“Partitë opozitare deri më tani kanë refuzuar që të formojnë koalicion qeveritar me Vetëvendosjen. Ato e fajësojnë pjesërisht Kurtin për përshkallëzimin e tensioneve në pjesën veriore me shumicë serbe, të cilat i kanë lënë të ngecura gjasat e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së dhe kanë nxitur sanksione nga blloku”, thuhet në fund të artikullit.