Zhvilluesit e vaksinave i mbajnë të fshehta detajet e sigurisë

Studiuesit thonë se kompanitë farmaceutike duhet të jenë më të hapura rreth mënyrës se si udhëheqin testimet e vaksinës për t’i siguruar amerikanët të cilët janë të luhatshëm për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Në mëngjesin pasi bota e kuptoi se një vrojtim nga afër i testimit të vaksinës së koronavirusit është ndaluar gjatë javës së kaluar për shkak të shqetësimeve për siguri, shefi ekzekutiv i kompanisë zbuloi se një person që ka marrë vaksinën ka përjetuar simptoma serioze neurologjike. Por vërejtjet nuk ishin publike. Përkundrazi, shefi ekzekutiv, Pascal Soriot i AstraZenecas, foli në një takim me dyer të mbyllura të organizuar nga J.P.Morgan, banka investive.

Zgjerim testimesh

AstraZeneca ka thënë të shtunën se një panel i jashtëm ka qartësuar testimin e tij në Britani për të filluar prapë, por kompania ende nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth gjendjes mjekësore të pacientit, e as nuk ka publikuar një transkript vërejtjesh të Soriotit për investitorët, që ishin raportuar nga rrjeti i lajmeve STAT dhe më vonë ishin pranuar nga një analist për J.P. Morgan

Një tjetër garues i frontit në garën e vaksinës, Pfizer, ka bërë një shpallje lakonike të ngjashme të shtunën: Kompania po propozon të zgjerohen testimet e saj klinike për të përfshirë mijëra pjesëmarrës, por ka dhënë edhe disa detaje të tjera rreth planit të saj, përfshirë këtu mënyrën se si do ta caktonte efektshmërinë e vaksinës në një studim më të madh të saj. Është standard për kompanitë farmaceutike që t’i mbajnë të fshehta detajet e testimeve klinike pasi ato përfundojnë me prirjen për ta ruajtur pronën e tyre intelektuale dhe përparësinë në garë. Por këto janë kohë të jashtëzakonshme, dhe tani ka protestë të madhe në mesin e shkencëtarëve të pavarur dhe ekspertëve të shëndetit publik, të cilët po i shtyjnë kompanitë që të jenë shumë më të hapura me publikun në mesin e një pandemie që tashmë ka vrarë mbi 193,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Këta ekspertë thonë se taksapaguesit amerikanë kanë të drejtë të dinë më shumë pasi që qeveria federale ka dhënë miliarda dollarë për studimin e vaksinës dhe për t’i blerë vaksinat kur ato pranohen. Dhe transparenca më e madhe mund të ndihmojë që të rritet vetëbesimi publik në vaksinë në një kohë kur numri në rritje e sipër i amerikanëve frikësohen se presidentit Trump do të bëjë presion në ligjet federale për ta pranuar një vaksinë para se të dëshmohet se është e sigurt dhe efektive.

Krizë besimi

“Besimi është i ulët”, ka thënë dr. Harlan Krumholz, kardiolog dhe studiues i kujdesit shëndetësor në Universitetin e Yales në New Haven, Conn., i cili ka shpenzuar vite duke nxitur kompanitë dhe studiuesit akademikë që të ndajnë më shumë të dhëna për testimet me shkencëtarët e jashtëm. “Dhe sa më shumë që të ndajnë ata me ne, jemi më mirë”. Javën e kaluar nëntë kompani farmaceutike, përfshirë AstraZenecan dhe Pfizer, u zotuan të “qëndrojnë me shkencën” dhe në mënyrë rigoroze të shqyrtojnë ndonjë vaksinë për koronavirusin – marrëveshje e pazakonshme në mes të garuesve. Por sipas hulumtimeve ajo që i mungonte qëndrimit të përbashkët ishte një premtim për të ndarë më shumë detaje kritike rreth studimit të tyre me publikun dhe me komunitetin shkencor.

Asnjëra nga tri kompanitë me vaksina kundër koronavirusit në testimet e avancuara klinike në Shtetet e Bashkuara nuk i kanë bërë publike protokollet dhe planet analitike statistike për ato testime – harta e rrugës së detajuar e cila mund t’ju ndihmonte shkencëtarëve të pavarur që ta kuptojnë më mirë se si kanë qenë të dizajnuara testimet dhe të mund të kërkojnë llogari nga kompanitë nëse ato do të dilnin jashtë planit të tyre. Në disa raste, detajet thelbësore rreth mënyrës se si testimet janë bërë – të tilla si në çfarë pike një grup i pavarur mund t’i rishikojë rezultatet e studimit të hershëm apo në çfarë kushtesh mund të ndalohej më herët një testim – këto nuk janë bërë publike.