Zvicra starton me tre shqiptarë kundër Kosovës

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri pritet të jenë titullarë te Zvicra në ndeshjen miqësore kundër Kosovës, ka raportuar e përditshmja zvicerane “Blick” tw martën.

Sipas gazetës, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin sipas të gjitha gjasave, do të startojë me tre futbollistët shqiptarë në këtë ndeshje, e cila nis në orën 18:00 dhe luhet në Zuerich.

Në këtë takim, kapiten i Zvicrës do të jetë Xhaka, i cili do ta regjistrojë paraqitjen e tij të 100-të me “helvetikët”.

Yakin në konferencën për shtyp ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në formacionin e tij për duelin ndaj “dardanëve”. Pritet të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Përbërja e mundshme e Zvicrës kundër Kosovës, sipas “Blickut” është kjo: Kobel; Lotomba, Elvedi, Comert, Rodriguez; Sow, Xhaka; Okafor, Shaqiri, Zeqiri; Gravranoviq.