𝐍𝐝𝐚𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝟑𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐬𝐤𝐞𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati sot nё Mbledhjen e 42-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbёshtetjen e pёrfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Me anё tё kёtij vendimi, pёrfituesit e skemave pensionale nё muajin nёntor do tё pёrfitojnё nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregulltё dhe shtesёn aktuale. Nё anёn tjetёr, pёrfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesёs sё rregulltё dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Gjatё fjalёs sё tij nё Mbledhjen e Qeverisё, Ministri Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundёsohet mbёshtetja e kategorive mё tё cёnueshme tё shoqёrisё sonё. Mё tutje, kjo masё pёr nga vёllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afёrsisht 330 mijё familje qё do tё pёrfitojnё mbёshtetje financiare. Pra, njё politikё e tillё prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes dhe ngritjen e mirëqenies qytetare.