10 të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e reja të testimeve për CPVOD-19gjatë 24 orëve në Kosovë.

IKSHPK bën të ditur se janë regjistruar 10 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus.

Numri i përgjishëm i rasteve të vdekjes ka shkuar në 1 mijë e 26.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç)”.