100 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 100 raste pozitive me COVID-19.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë që janë shëruar 3 persona.