11 persona humbin jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 873 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shëruar 544 pacientë.