12 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, një në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 12 pacientë me COVID-19, një është në gjendje të rëndë dhe 8 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë që nga dje, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e pandemisë.

203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje ka qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7 operacione.