Vdes një 60 vjeçar në një hotel në Prizren

Një person i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën në një hotel në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë, eprorët dhe hetuesit gjithashtu edhe ekipi mjekësor i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima dyshohet se ka pësuar sulm në zemer.

Ndërkohë, Bytyqi tha se i ndjeri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ku të dy kanë ardhur nga Novi Pazari.

“Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024. Në vend ngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, deklaroi zëdhënësi policor.