12 pacientë me koronavirus, të shtrirë në QKUK

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njoftoi të martën se në këtë repart janë të shtrirë 12 pacientë me koronavirus.

Në njoftimin për media thuhet se tetë pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa katër janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Prej tyre, dy janë në gjendje më të rënduar, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, gjithsej janë konfirmuar 895 raste me koronavirus.

Prej tyre, 657 pacientë janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.