12 raste të reja, shkon në 186 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Ka shkuar në 186 numri i të prekurve në Shqipëri me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste të reja, nga 102 të testuar, ndërsa në total janë testuar 1246 persona.

“Numri i viktimave ka arritur në 8, ku gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv”, tha  ajo.

Fico ka treguar se rastet e reja janë konfirmuar në qytetin e Pukës, ndërsa shtohet numri i të prekurve në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër Durrës.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtuar 77 persona, ku 5 janë në terapi intensive.

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”, u shpreh Fico.