Horoskopi 1 Maj 2025

Dashi – Sot do të pyesni veten për gjërat që vërtet ju plotësojnë shpirtërisht. Jeni shumë guximtarë, por edhe luftëtarët kanë nevojë për spiritualizmin. Kushtojini vëmendje gjërave që ju bëjnë të ndiheni rehat, krijojnë mbështetje dhe bazë për ju gjatë vështirësive. Mund të zbuloni një të vërtetë të fuqishme për atë që ushqen brendinë tuaj.

Demi – Duhet të shihni më mirë rrethin shoqëror. Kush ju ndihmon, ngre humorin, ju bën të qeshni dhe inkurajon? Sot do të shihni cilat janë miqësitë që thjesht merrni përgjigje dhe cilat përmbajnë përkujdesje dhe vërtetësi. Kujdesuni për marrëdhëniet tuaja sepse janë të arta dhe të nevojshme.

Binjakët – Planetët ju tregojnë për një qëllim apo rrugëtim karriere që ju sfidon dhe përmbush. Nëse puna juaj ju duket se po ju rraskapit, është momenti të rivendosni ekuilibrin. Përpiquni të kërkoni diçka që ju jep energji. Me zemrën tuaj të përfshirë, puna është shumë më e lehtë.

Gaforrja – Duhet të përqafoni një mendësi, filozofi apo rrugëtim që ju sjell përfitime dhe aventurë. Kjo  mund t’ju inkurajojë të çliroheni nga kufizimet e vjetra dhe të eksploroni horizonte të reja. Besimi mund të jetë busulla që do ju ndihmojë të jetoni ndryshe.

Luani – Është momenti të hidhni dritë mbi pjesë tuajat që i keni fshehur, talente apo pasione që i keni injoruar. Këto mund të jeni karbburanti që do të vënë në punë planet tuaja. Fuqia juaj s’vjen vetëm nga besimi, por autenticiteti. Udhëhiqni plotësisht, jeni mëse gati.

Virgjëresha – Po përgatiteni të ekzaminoni marrëdhëniet tuaja të ngushta, cilat janë ato që ju japin forcë dhe cilat kanë ndryshuar. Asnjë marrëdhënie s’është perfekte ndaj nëse prisni që dikush të plotësojë të gjitha kushtet, përgatituni për dështim. Dalloni çfarë ju sjell marrëdhënia, e cila mund të jetë mbështetje apo qëndrueshmëri dhe vlerësojeni.

Peshorja – Kjo ditë ka shumë domethënie sepse duhet të studioni stilin tuaj të jetesës, a ju frymëzon  apo është thjesht një rutinë? Bëni ndryshime të vogla që do të kenë ndikim. Cilat janë zakonet që ju lejojnë të jeni vetvetja? Ushqeni jetën që dëshironi.

Akrepi – Dita e sotme nxjerr në pah hobet që ju japin energji, zgjojnë krijimtarinë, thellësinë emocionale apo argëtimin. Një hobi përmirëson mirëqenien. Lërini aktivitetet që ju lodhin dhe zbuloni lumturinë duke bërë diçka që dëshironi.

Shigjetari – Dita e sotme ju shtyn drejt planeve që ju zbresin me këmbë në tokë. Edhe pse jeni shenjë aventuriere, ju nevojitet edhe një kamp. Mund të krijoni diçka me themel dhe që ju sjell qetësi. Kur të gjeni çfarë e bën këtë, do të përcaktoni hapat tuaj të ardhshëm.

Bricjapi – Është momenti të analizoni mendësinë tuaj, nëse po i ndihmon kjo planet dhe synimet që keni apo po i saboton. Energjia nxit vizionin duke e bërë që të marrë flatra. Zëvendësoni “duhet” me “zgjedh” dhe shihni suksesin të vijë drejt jush.

Ujori – Kozmosi thotë se duhet të tregoni kujdes me energjinë dhe paratë. Duhet të investoni në ndërtimin e jetës suaj dhe jo të pakësimit të llogarisë bankare. Bëni ndryshime të vogla, ushqeni të ardhmen dhe mos e mbingarkoni. Zgjidhni cilësinë, qëndrueshmërinë dhe vlerën.

Peshqit – Fokusi juaj sot është shprehja e gjërave që ju bëjnë të ndiheni mirë, por kjo kalon edhe te të tjerët. Krijimtaria, dhembshuria, mirësia, dhuntitë tuaja duhet të ndahen. Mos e pengoni këtë ndjesi të natyrshme tuajën sepse mund të jetë pikërisht ajo që duhet. Një bisedë e ndjerë apo një veprim i vogël kujdesi, çdo gjest juaji mbart potencialin për të ndihmuar.