13726 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

87 mijë e 981 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar deri më tani në Kosovë.

1 mijë e 840 raste të vdekjes janë shënuar në vendin tonë që nga shfaqja e rasteve të para në marsin e vitit të shkuar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse i rasteve aktive është 13.726.