Moti për këtë javë

Në pjesën e parë të ditës së hënë vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorolojik të Kosovës, ditë tjera të javës së fundit të marsit do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi.

“Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius”.

“Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.