14 persona vdesin nga koronavirusi

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 685 raste.

Rastet e vdekjes janë nga komunat.

“Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.