14 raste të reja me COVID-19

14 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1696 testime.

Janë shëruar 17 persona ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157483.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës. Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Konfirmohen 12 raste me variantin Delta Plus në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron përhapje të shpejtë

Gjatë ditës është njoftuar se Janë konfirmuar 12 raste të variantit Delta Plus të koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Nga 70 mostra të dërguara për analiza në Gjermani, 12 prej tyre kanë rezultuar me variantin Delta Plus, ndërsa 47 me variantin Delta. Në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë, është paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit të ri.